Kurti thotë se vendi mund të shkojë në dy palë zgjedhje për presidentin: Nuk e di si të bëjmë 80 deputetë, duhet të merremi vesh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë është munduar që të fajëson opozitën për moszgjedhjen e presidentit.

Ai ka bërë me dije se është kundër shkuarjes në zgjedhje te reja.

Ndonëse Kurti nuk po lëshon pe për postin e presidentit, ai ka thënë se partitë duhet të merren vesh për këtë çështje. 

“Nëse shkojmë në zgjedhje, 10 milionë euro kushtojnë në KQZ. Nëse shkojmë në zgjedhje, për shkak se nuk funksioon Kuvendi, do t’i humbim dhjetëra-milionë euro si shtet, dhe nuk do të kemi zgjidhje. Sepse sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, e pas atyre sërish zgjedhje të reja. Sepse unë nuk e di si të bëjmë 80 deputetë. Duhet të merremi vesh. Unë kam qenë shumë bujar me partitë opozitare”, ka thënë Kurti.

Ai përsri ka rikujtuar ofertat që ia ka bërë PDK-së dhe LDK-së.

“U takova me LDK-në, ia kam bërë dy oferta, njërën për bashkëqeverisje, tjetrën për rrokadë në kryesinë e Kuvendit. PDK-së për rrokadë në kryesinë e Kuvendit. Nuk po më duken të gatshëm për marrëveshje. E dini çfarë flitej para një viti. Tema kryesore ka qenë qysh nuk bën Albulena Haxhiu të bëhet kryetare e Kuvendit. Ku jemi sot pas një viti, Albulena Haxhiu është kryetare e Kuvendit, dhe U.D e presidentes. Aq konfliktuoze, as përçarëse. Këto zhurmat e piskamat ndaj VV-së, nuk po na bëjnë dëm neve, po i bëjnë dëm shtetit duke humbur buxhet dhe kohë”, është shprehur ai.

Sipas tij, Konjufca është i përshtatshëm edhe për opozitën.

“Mazhoranca ka 66 deputetë. Partisë që i ka 15 deputetë i kam ofruar të bëhet kryetari i tyre zëvendësi imi, në mungesë time t’i udhëheqë mbledhjet e qeverisë, katër ministri. Dyfish më shumë se partisë Guxo. Edhe u refuzua, u tha që nuk bën VV-ja t’i ketë tri pozitat, ja pra s’po e kemi kryetarin e Kuvendit. Le të ma gjejnë një njeri më të mirë se Glauk Konjufca me mbi 300 mijë vota. Opozita ka mendim më të mirë për Glaukun se për mua. Pse nuk propozuan asnjëherë, ndonjë emër. E di që nuk kanë numra as për të aplikuar”, ka thënë Kurti.

Artikuj të tjerë

Back to top button