Zëvendësministri Zef Morina inspekton urat problematike në Gjakovë, paralajmëron ndërhyrje urgjente

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Zef Morina, ka zhvilluar një vizitë në komunën e Gjakovës, ku ka inspektuar nga afër gjendjen e disa urave problematike në këtë zonë.

Gjatë vizitës, Morina qëndroi fillimisht te ura e Vugovës, një pikë e njohur për aksidente të shpeshta. Sipas tij, në këtë segment kanë ndodhur disa raste me dëme materiale, por edhe aksidente me pasoja fatale, çka e bën ndërhyrjen institucionale të domosdoshme dhe urgjente.

Më pas, zëvendësministri vizitoi edhe urën në fshatin Moglicë, e cila së fundmi, gjatë vërshimeve, ka qenë e pakalueshme. Ai pa nga afër pasojat e përmbytjeve dhe theksoi nevojën për rehabilitim të menjëhershëm të infrastrukturës.

Morina premtoi se shumë shpejt do të ndërmerren hapa konkretë për realizimin e projekteve që parashohin ndërhyrje në këto zona problematike.

Artikuj të tjerë

Back to top button