Brenda 48 orëve, në 16 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi, 11 veç në Prizren

Inspektorati Qendror i Punës ka publikuar shifrat e radhës nga aksioni i madh i inspektimeve në sektorët me rrezikshmëri të lartë, që nisi pas shtimit të rasteve të vdekjeve në vendin e punës.
Nga raporti 48-orësh, thuhet se në ditën e gjashtë të këtij aksioni, fokus i inspektimit ka qenë sektori i ndërtimtarisë, ku janë kryer gjithsej 41 inspektime.
Prej tyre 16 janë përmbyllur me ndalim të punimeve, prej tyre dy në Pejë, 11 në Prizren dhe tri në Prishtinë.
Ndërsa, ka shqiptuar 13 vërejtje, e në 13 raste nuk është shqiptuar asnjë.
Gjithashtu, në 8 raste janë lejuar punimet dhe në 12 raste të tjera janë eliminuar parregullsitë.
Sipas inspektoratit, në përfundim të aksionit të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm procesohen në Gjykatat për kundërvajtje përkitazi me shkeljet e konstatuara.



