Moti sot temperaturat shkojnë deri në 23°C

Gjatë ditës së hënë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Bazuar në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nga 19-23°C.
Era parashihet të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.



