Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës.
Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në shtëpinë e dy të moshuarve, ku nën kërcënimin e armës u kanë grabitur rreth 600 euro.
“Është raportuar se dy të moshuar, derisa kanë qenë në shtëpi, aty kanë hyrë dy të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur rreth 600 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk ka të lënduar, ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.


