Buroja e Thaçit, qytetarët i vendosin portretet e katërshes së UÇK-së në vetura

Disa qytetarë janë shfaqur në vendlindjen e Hashim Thaçit, Burojë me vetura në të cilat kanë vendosur fotografitë e tij bashkë me atë të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe logo të UÇK-së.
Në fotografitë e dërguara nga lexuesit e Klankosova.tv, shihen në dy vetura fotot e katërshes së UÇK-së që po mbahen tash e mbi pesë vjet në Hagë.
Ndryshe, PDK ka mbajtur takim me banorët e fshatit Burojë aty ku është prejardhja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Kujtojmë se më 29 maj 2023, Thaçi kishte vizituar nënën Hyrë, që atë kohë ishte e sëmurë.



