Nuk mjaftojnë 90 minuta për PSG dhe Arsenal, fituesi i Ligës së Kampionëve mësohet pas vazhdimeve

Finalja e Ligës së Kampionëve do të vazhdojë edhe për 30 minuta pasi PSG dhe Arsenal luajtën baras në kohën e rregullt të finales së madhe në Budapest.

Arsenal kaloi e para në avantazh me golin e Kai Havertz të realizuar në minutën e pestë të takimit.

Gunners arritën ta mbajnë avantazhin në pjesën e parë të takimit, megjithatë në pjesën e dytë francezi Ousmane Dembele barazoi shifrat në minutën e 66-të të takimit.

Tutje, PSG kishte raste të tjera shënimi, por David Raya nuk lejoi që parisienët të shënojnë edhe një gol tjetër.

Fituesi i këtij dueli do mësohet pas kohës shtesë, eventualisht penalltive

Artikuj të tjerë

Back to top button