Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit.
Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar të hënën rreth orës 10:40.
“Njësitet relevante policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.
Rasti është cilësuar nga forcat e rendit si “hetim i vdekjes”.



