I dëmtohen gomat e veturës në një parking në Istog, policia nis hetimet

Një qytetar ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë dëmtuar gomat e veturës së tij në Istog.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:20 deri në 20:50. Ankuesi, mashkull kosovar, ka deklaruar se gomat e automjetit të tij, të cilin e kishte lënë të parkuar në një parking, janë dëmtuar dhe shpërthyer nga persona të panjohur.
Pas pranimit të informacionit, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
“Istog / 03.06.2026 – 20:20-20:50. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur i janë dëmtuar/shpërthyer gomat e makinës të cilën e kishte të parkuar në parking. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”.


