Uji në Pallatin e Drejtësisë, sanohet dëmi pas shpërthimit të gypit

Një pjesë e Objektit A të Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, ku ndodhet Gjykata Themelore e Prishtinës, u përfshi nga uji si pasojë e shpërthimit të një gypi.

Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, për Klankosova.tv bëri të ditur se rrjedhja ka ndodhur për shkak të defektit të gypit, ndërsa ekipi teknik ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sanuar situatën.

Njëherësh, administratori i Gjykatës Themelore, Shaban Gërxhaliu, tha se bëhet fjalë për një problem të zakonshëm, i cili u sanua menjëherë nga ekipi teknik. Ai shtoi se uji është ndalur dhe situata është normalizuar.

Artikuj të tjerë

Back to top button