U shoqëruan në Polici për vandalizëm, lirohen kryetari dhe kryesuesi i Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Ivan Zaporoshac, janë liruar pas shoqërimit në Policinë e Kosovës.
Shoqërimi i tyre u bë pas përpjekjes për të ngjyrosur tabelën “I Love Mitrovica”, që ishte vendosur nga ish-pushteti paraprak.
Në një intervistë për Klan Kosova Radojeviq tha se nuk ka asgjë të paligjshme në veprimet e tyre, duke thënë se tashmë është angazhuar kompania për largimin e këtij obelisku, i cili, sipas tij, është ilegal.



