“Vdekje, plumbi”, Vjosa Osmani kërcënohet me jetë nga dy mbështetës të VV-së

Gjuha ofenduese, denigruese dhe linçuese ndaj Presidentes së gjashtë së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka marrë përmasa shqetësuese, duke eskaluar në kërcënime serioze me jetë nga individë që në rrjetet sociale identifikohen si mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në dy raste të ndara, përmes postimeve publike në Facebook, një mërgimtar që jeton në Gjermani dhe një qytetar nga Mitrovica kanë publikuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese ndaj Osmanit.

Llapjani Imer Abazi, i cili jeton në Shtutgart, ka shpërndarë në llogarinë e tij një fotografi me pankartën ku shkruhet “Vdekje tradhtarëve, Albini i shqiptarëve”.

NdërSA, Beki Sylejmani nga Mitrovica ka publikuar një koment edhe më të rëndë, duke shkruar “Mas more se ajo qe e shet venin pak esht plumbi per te rnoft Albini me popullin”, kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj ish-presidentes.

Mbetet të shihet nëse institucionet e sigurisë dhe drejtësisë do të veprojnë për të ofruar siguri ndaj Osmanit, pas kërcënimeve të tilla.

Artikuj të tjerë

Back to top button