Motivi i vrasjes me thike në Prizren dyshohet të ishte problemi i emertimit të një rruge

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda nga një mjet i mprehtë.
Konflikti kishte nisur ndërmjet dy djemve të axhës.
Nga informatat që disponon TandemPress, raportohet se ngjarja kishte nisur si pasojë e mospajtimeve për emërtimin e një rruge në këtë fshat.


