Ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat.
Kështu ka bërë të ditur, ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, i cili ka thënë se pagesat janë ekzekutuar për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Ndërkohë, për masën e mbështetjes së studentëve, Murati ka thënë se komisioni vlerësues po vijon punën dhe do të njoftojnë sapo listat të jenë gati për ekzekutim.



