Arrestohet në Belgjikë shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe trafik droge

Në Belgjikë është arrestuar një shtetas shqiptar gjatë një operacioni ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, i zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge.

Sipas Policisë së Shtetit, i arrestuari është G.Gj, 52 vjeç, i cili dyshohet se qëndronte në Belgjikë me dokumente italiane të falsifikuara.

Arrestimi është kryer pas shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Interpolit në Bruksel. Sipas vendimeve të gjykatave shqiptare dhe italiane, ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim, trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Artikuj të tjerë

Back to top button