Arrestohet nga policia një person shumëkërkuar në Gjakovë, për vepra penale të rënda

Si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm operacional dhe hetimor të zyrtarëve policorë të Sektorit të Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, më datë 14.06.2026 është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një person i dyshuar për përfshirje në disa raste të veprave penale kundër pasurisë.

I arrestuari është B.K, i përfshirë në pesë (5) raste të veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe dy (2) raste të veprës penale “Vjedhje”.

Hetimet e zhvilluara kanë rezultuar me sigurimin e provave që e lidhin të dyshuarin me rastet e raportuara, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me thyerje dhe depërtim me forcë në lokale afariste në lokacione të ndryshme të qytetit të Gjakovës, ku objekt i vjedhjes kanë qenë kryesisht paratë e gatshme.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, në ballafaqim me provat e siguruara, i njëjti ka pranuar përgjegjësinë për disa nga veprat penale. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë

Artikuj të tjerë

Back to top button