Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit
Sot rreth orës 17:30, patrulla e policisë së stacionit policor në Han të Elezit, gjatë patrullimit në fshatin Paldenicë, ka ndaluar dhe arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
Policia njofton se “i arrestuari, me inicialet I.A., ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje e pyllit” me dënim me burg në kohëzgjatje prej 120 ditësh”.
Siç njofton policia, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.



