Dështon seanca ndaj të akuzuarit S.B për vjedhje të energjisë elektrike, i njëjti dyshohet se dëmtoi KEDS-in me vlerë 193 euro

S.B, i akuzuar për vjedhje të shërbimeve të energjisë elektrike nuk është paraqitur në gjykatën e Prishtinës për t`u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.Sipas gjyqtarit të rastit, nga fletëkthesa e të akuzuarit, ka rezultuar se adresa është jo e saktë.

Në mungesë të të akuzuarit, gjykimi për këtë rast nuk ka mundur të vazhdojë, ka njoftuar në seancë gjyqtari, Fisnik Gashi.

S. B. akuzohet se me 27 shkurt 2024 ka bërë lidhje të energjisë elektrike pa kaluar në njehsorin matës. Prokuroria pretendon se S.B. ka dëmtuar KEDS në vlerë prej 193€


Aktakuza për këtë rast është ngritur më 14.08.2024.

Artikuj të tjerë

Back to top button