Kurti për një koalicion të mundshëm: Kur të certifikohen rezultatet, japim përgjigje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur sërish për mundësinë e një koalicioni paszgjedhor për formimin e institucioneve të reja.
Mirëpo, si zakonisht, Kurti nuk është zgjatur shumë në përgjigjen e tij, duke thënë se po pret certifikimin e zgjedhjeve për të folur rreth kësaj çështjeje.
“Kur të certifikohen rezultatet, japim përgjigje”, u përgjigj shkurt Kurti para gazetarëve.
Duhet të theksohet se certifikimi i zgjedhjeve do të bëhet pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, të cilat varen nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 dhe AAK-ja 7 ulëse.



