Mashtrime në emër të KRU “Prishtina”, kompania u bën thirrje konsumatorëve për kujdes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar konsumatorët që të jenë të kujdesshëm ndaj mesazheve të dyshuara mashtruese që po dërgohen nga një numër i panjohur telefonik.

Përmes një njoftimi publik, kompania ka bërë të ditur se mesazhet që vijnë nga numri +639605610623 nuk janë komunikime zyrtare të KRU “Prishtina” dhe nuk kanë asnjë lidhje me kompaninë.

“Ju njoftojmë se nëse pranoni një mesazh (SMS) nga numri +639605610623, ju lutemi ta injoroni dhe të mos i përgjigjeni”, thuhet në njoftim.

Sipas kompanisë, ekzistojnë dyshime se bëhet fjalë për një tentativë mashtrimi ndaj qytetarëve.

“Ky numër nuk i përket KRU ‘Prishtina’ dhe mesazhet e dërguara prej tij nuk janë komunikime zyrtare të kompanisë sonë. Dyshohet se bëhet fjalë për një tentativë mashtrimi”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos ndajnë të dhëna personale, informata bankare apo informacione të tjera të ndjeshme përmes mesazheve të tilla.

“Ju lutemi të mos ndani të dhëna personale, informata bankare apo informacione të tjera të ndjeshme përmes mesazheve të tilla”, theksohet në njoftim.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se për çdo informatë zyrtare, qytetarët duhet t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit të kompanisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button