Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare, duke marrë tri ulëse. 

Siç u komunikua edhe nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, rezultati si vijon:

Subjekti PolitikUlësePërqindjaVota
Lëvizja VETËVENDOSJE!5347.13%382,869
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)2219.44%157,892
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)1816.69%135,567
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)76.74%54,729
Srpska Lista95.40%43,843
Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP)20.70%5,709
Za Slobodu Pravdu i Opstanak10.67%5,447
Koalicija Vakat10.48%3,910
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK)10.43%3,492
Nova Demokratska Stranka10.33%2,693
Socijaldemokratska Unija (SDU)10.33%2,682
PSA10.32%2,598
Partia Liberale Egjiptiane10.27%2,199
Partia Socialdemokrate (PSD)00.26%2,084
Ashkalitë e Bashkuar00.22%1,795
Jedinstvena Goranska Partija10.20%1,650
FJALA00.11%929
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK)10.11%905

Në fund, Radoniqi ka bërë me dije se kandidatët kanë kohë 48 orë për ankesa ndaj këtij rezultati.

“Pas këtij vendimi kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh, që fillon nga ora 12:00 sot, deri në orën 12:00 të hënën. Ankesat dorëzohen në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button