Gjashtë persona grabisin tre shtetase kolumbiane në Prishtinë, vjedhin 4 telefona dhe 300 euro

Një ngjarje e rëndë dhe mjaft e pazakontë ka ndodhur në qendër të Prishtinës, ku tri femra, shtetase të Kolumbisë, kanë rënë pre e një grabitjeje të organizuar nga një grup prej gjashtë personash.

Sipas të dhënave zyrtare nga raporti i Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” më datë 17 qershor 2026, rreth orës 22:00, ndërsa rasti është denoncuar nga viktimat dje, më 26 qershor.

Tri viktimat kolumbiane kanë rrëfyer para hetuesve policorë se gjashtë persona të dyshuar (meshkuj) i kishin ndjekur dhe përcjellë hap pas hapi përgjatë rrugës deri te hyrja e banesës së tyre. Sapo viktimat kanë hapur derën, të dyshuarit janë futur me forcë brenda, i kanë mbyllur ato në njërën nga dhomat e banesës dhe nën kërcënimin e thikës kanë filluar kontrollin për gjëra me vlerë.

Gjatë këtij sulmi, grabitësit kanë arritur t’u marrin viktimave katër telefona celularë dhe një shumë parash prej 300 eurosh. Menjëherë pas realizimit të grabitjes, gjashtë të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Artikuj të tjerë

Back to top button