I vuri flakën punëtorisë së babait, arrestohet i dyshuari në Kamenicë

Një person është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin për veprën penale të zjarrvënies.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se i ka vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij, ndërsa ka tentuar t’i vërë flakën edhe punëtorisë së një personi tjetër.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Kamenicë / 27.06.2026 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari për shkak se i njëjti i kishte vënë zjarrin punëtorisë së babit të tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button