QKUK mbetet pa furnizim me oksigjen medicinal, anulohet tenderi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka anuluar procedurën e prokurimit për furnizimin me oksigjen medicinal, pasi nuk ka arritur të sigurojë një ofertë brenda buxhetit të planifikuar.
Sipas njoftimit të institucionit, në kuadër të tenderit është pranuar vetëm një ofertë. Megjithatë, procedura është anuluar pasi oferta e vetme e përgjegjshme kishte një çmim që e tejkalonte në mënyrë të konsiderueshme fondin e parashikuar nga autoriteti kontraktues.
Vlera e parashikuar e kontratës për furnizimin me oksigjen medicinal ishte 445,567.50 euro.


