Aksion i gjerë i Krimeve Ekonomike, bastisje në disa lokacione

Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar nga Krimet Ekonomike, me ç’rast janë bastisur disa lokacione.

Sipas informacioneve, hetimet lidhen me dyshime për shmangie të tatimit, përdorim të kompanive fiktive dhe shpëlarje parash.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, konfirmoi se operacioni është në zhvillim.

“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës”, tha Luta.

TandemPress do të iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

Artikuj të tjerë

Back to top button