36 serbët e ndaluar në Gazimestan dënohen me nga 700 euro gjoba

Policia e Kosovës, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan me 29 qershor, ka ndaluar 37 persona, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur sot dënimin e 36 prej tyre me gjobë prej 700 euro për secilin.
Gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, afër Prishtinës, më 28 qershor, Policia e Kosovës ndaloi 37 persona, me arsyetimin se ata “provokuan masën duke brohoritur parulla provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes”.
Ndërsa sot Prokuroria Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për dënim me gjobë nga 700 euro për 36 prej tyre, gjithashtu ka vendosur mas masën e dëbimit dhe ndalimin e hyrjes në Kosovë për tre vjet.



