Një këmbësor në Prishtinë goditet nga një veturë, pëson lëndime trupore

Një këmbësor është goditur sot nga një veturë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në kryeqytet Enis Pllana.

Pllana bëri të ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.

Artikuj të tjerë

Back to top button