Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë, Policia në Gjakovë dënon dy drejtues të automjeteve me 500 euro gjobë e pesë pikë negative

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor e Policisë në Gjakovë, në kuadër të planifikimeve të vazhdueshme për ngritjen e sigurisë në komunikacion, ka arritur të parandalojë garat e shpejtësisë me automjete në Gjakovë.
Ndaj dy drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar gjoba konform ligjit për trafikun rrugor të cilat përfshijnë gjobë në shumën prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse të patentë shoferit me kohëzgjatje 12 muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u bën thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në sigurinë e komunikacionit rrugor, përmes bashkëpunimit në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe shmangies së sjelljeve të rrezikshme gjatë drejtimit të automjeteve.


