Arrestohet edukatorja në Lipjan që dyshohet se lëndoi një fëmijë njëvjeçar në kopsht

Arrestohet një edukatore e një çerdhje në Lipjan e cila dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një fëmiut njëvjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, dhe shprehu se ajo tashmë është dërguar në mbajtje.
“Po, pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar, dhe me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, tha Ahmeti. Ndërkaq rasti mbetet në hetim nga policia.



