Brenda një dite sekuestrohen 10 motoçikleta në Prishtinë

Policia në Prishtinë ka njoftuar se gjatë së martës kanë shqiptuar 57 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme në trafik, përfshirë edhe raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 10 motoçikleta.

Policia e Kryeqytetit ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me fokus parandalimin e kundërvajtjeve, rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e rendit publik.

Nga policia është bërë thirrje që drejtuesit e motoçikletave të respektojnë rregullat e trafikut dhe dispozitat ligjore në fuqi.

Artikuj të tjerë

Back to top button