Çmimi i naftës në lëvizje, një cent më shtrenjtë çdo ditë

Gjatë ditës së mërkurë, nafta në Kosovë do të kushtojë 1.43 euro.
Që nga 5 korriku, çmimet e naftës në vend kanë lëvizur nga 1 cent.
Bazuar në çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës të përcaktuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ky derivat të martën është shitur me 1.42, kurse dielën dhe të hënën me nga 1 cent më pak (1.41 euro).
Ndërkaq, sa i përket benzinës dhe gazit, e para për sot mban çmimin për litër 1.36, kurse tjetra 0.61 euro/litër



