Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës, shkak temperaturat e larta

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të mërkurën, më 29 korrik, do të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.

Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak se temperaturat pritet të arrijnë ose të tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të vazhdojë pa kufizime, ndërsa nga vendimi përjashtohen automjetet e policisë, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve të planifikojnë lëvizjet dhe të respektojnë kufizimet e vendosura.

Artikuj të tjerë

Back to top button