
Në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut sot më 28.07.2026 është duke u bërë zhvarrosja e mbetjeve mortore të gjetura në atë vend.
Kjo është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale e me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore. Këtë e kanë konfirmuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante janë duke zbatur urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, tha Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.



