Aksident i rëndë mes një veture dhe motoçiklete në Novosellë të Pejës

Një aksident ka ndodhur të martën në Novosellë të Pejës rreth orës 22:30, ndërmjet një veture dhe motoçiklete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Driton Rugova.

AI tha se motoçiklisti ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 22:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Novosellë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë ai.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, dhe me rastin po merret njesiti i trafikut rrugor.

Artikuj të tjerë

Back to top button