Detaje të reja: Arrestohet një i dyshuar që sulmoi qytetarët në Pejë, nuk raportohet për persona të lënduar

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka sulmuar qytetarët në një qendër tregtare në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, rasti ka ndodhur sot rreth orës 20:15, kur Policia është njoftuar për incidentin.

“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin”, tha Rugova.

Sipas Policisë, personi i arrestuar është duke u intervistuar në Stacionin Policor në Pejë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Artikuj të tjerë

Back to top button