
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar Mikhail Bogachekun për ambasador të ri amerikan në Republikën e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, të publikuar të martën, më 10 nëntor 2026.
Në njoftimin e publikuar në kategorinë e Veprimeve Presidenciale, bëhet e ditur se Bogachek, nga Florida, është nominuar për ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të SHBA-së në Kosovë.
ÇFARË NDODHI MË PAS?
Nominimi tashmë i është dërguar Senatit amerikan, i cili duhet ta shqyrtojë dhe ta konfirmojë kandidaturën.
Nëse merr miratimin e Senatit, Bogachek do të marrë detyrën e ambasadorit amerikan në Prishtinë.
Ky post ka mbetur pa ambasador të konfirmuar që nga largimi i Jeff Hovenierit në fund të vitit 2024.



