
Një grua është raportuar e zhdukur në Podujevë, pasi familjarët kanë deklaruar se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës më 9 gusht 2026, ndërsa sipas raportit 24-orësh, ankuesi, një burrë kosovar, ka njoftuar se motra e tij, një grua kosovare, është larguar nga shtëpia.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij, viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.



