
Dy persona kanë raportuar në polici se ata dhe familjarët e tyre janë rrezikuar pasi pranë tyre kanë rënë dy predha të fishekëve të armës së zjarrit.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 9 gushtit në Viti, ndërsa dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga një shtëpi në lagje, ku po mbahej një aheng familjar.
Policia ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ishte përgjegjës i familjes ku po zhvillohej ahengu. Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 30 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.
“Viti / 09.08.2026 – 22:15. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se ata dhe familjarët e tyre kanë qenë të rrezikuar pasi afër tyre kanë rënë dy predha të fishekëve të armës së zjarrit të cilat dyshohet se kanë ardhur nga një shtëpi e lagjes së tyre në të cilën kishte pasur aheng familjar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar përgjegjës i familjes në të cilën ka qenë ahengu familjar për shkak se gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 30 copë gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit, mirëpo arma nuk është gjetur dhe i dyshuari ka mohuar se kishte shtënë me armë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti mbetet nën hetime”.



