
Të shtëna me armë janë dëgjuar sot pasdite në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Disa banorë raportojnë se të shtënat u dëgjuan për disa sekonda me radhë, për të arritur më pas në vendin e ngjarjes policia dhe autoambulanca.
Zona u rrethua me shirit policor dhe menjëherë nisën hetimet.


