Ndalohet për 48 orë i dyshuari që sulmoi me armë zjarri një person në Pejë

Personi i dyshuar për të shtënat me armë zjarri që ndodhën sot në rrugën “Wesley Clark” në Pejë, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.


Lajmi për media është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.


“Personi që dyshohet se ka shtënë sot me armë zjarri, pas arrestimit nga Policia e Kosovës dhe intervistimit është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, ka thënë Nikçi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 në rrugën “Wesley Clark”, ku Policia ishte njoftuar për të shtëna me armë zjarri.


Sipas Policisë, një person ka qenë cak i sulmit, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. I dyshuari fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës

Artikuj të tjerë

Back to top button