
Gjykata e Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për gjyqtarin Avdirrahman Gashi i cili është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe pas mbajtjes së seancës dëgjimore.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku që i njëjti do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke asgjësuar, fshehur, e ndryshuar ose falsifikojë provat e veprës penale apo duke ndikuar në dëshmitarë” – thuhet në njoftim.
Gjykata ka shtuar se këtë vendim e ka marrë edhe duke pasur parasysh peshën dhe natyrën e veprës penale, pozitën e të dyshuarit si gjyqtar si dhe për mënyrën dhe rrethanat në të cilën dyshohet se është kryer kjo vepër penale.
Ndërkohë, sipas informacioneve të siguruara nga Arbresh.info, ndaj gjyqtarit janë ngritur dyshime edhe për një pretendim veçanërisht shqetësues: se ai dyshohet se e ka kushtëzuar një kliente që të shkojë me të, në këmbim të ndërhyrjes për t’ia kryer lëndën.
Nëse këto pretendime konfirmohen nga organet e drejtësisë, bëhet fjalë për një rast tejet serioz që ngre pikëpyetje të mëdha për integritetin e sistemit gjyqësor dhe mënyrën e ushtrimit të detyrës nga zyrtarët e drejtësisë


