
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaron se më 9 shkurt qytetarët do të kenë mundësinë “të vendosin se çfarë qeverisje duan: atë që nuk bëri asgjë, apo t’u besojnë njerëzve të dëshmuar që kanë veçVEPRAT”.
Ai tha se 4 vitet e qeverisjes së VV-së ikën dhe gjatë kësaj kohe “bënë shumë zhurmë e tensione për të mbuluar mospunën e tyre”.
Limaj ua rikujton qytetarëve punët që përfundoi sa ishte ministër, “për më pak se tre vjet në qeverisje, unë kam punuar fort në projekte të mëdha, siç janë autostradat, aeroporti dhe mbi 1200 kilometra të asfaltuara anëkend vendit”, shkruan Limaj.
Për me tepër, Kosova që disa ditë po përballet me reduktime të ashpra. Prandaj Limaj premton zgjidhjen e kësaj çështje.
“Prioriteti i radhës është termocentrali, të cilin do ta realizojmë brenda tre vjetëve dhe do ta zgjidhim njëherë e mirë çështjen e energjisë elektrike”, deklaron ai.