E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik, e bëra që ky njeri ta respektojë Kushtetutën

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se hedhja e vezëve ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ishte një aksion spontan dhe jo pjesë e ndonjë skenari të organizuar.
Në një konferencë për media, ajo tha se veprimi i saj ishte bërë në shenjë proteste ndaj, siç u shpreh, mosrespektimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga Kurti.


“Aksioni im ka qenë krejt spontan. Nëse atë ditë do të kishte ndodhur konstituimi i Kuvendit, nuk ka pasur gjuajtje me vezë, s’ka pasur skenar tjetër, s’ka pasur organizim tjetër. Kjo është një manipulim i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kadrijaj

Artikuj të tjerë

Back to top button