Blloqet bien nga kamioni në rrugën Zhur–Dragash, policia ndalon drejtuesin dhe e gjobit

Policia ka intervenuar të mërkurën në rrugën Zhur–Dragash, në segmentin e njohur si “Laku i Keq”, pasi disa blloqe ndërtimore kishin rënë nga një mjet transportues dhe kishin penguar e rrezikuar qarkullimin e automjeteve.

Siç bën të ditur policia,gjatë ndërhyrjes është konstatuar se drejtuesi i kamionit kishte vazhduar lëvizjen pa u ndalur pas rënies së materialeve ndërtimore në rrugë.

Në bashkëpunim me patrullën e Stacionit Policor në Dragash, policia ka arritur ta ndalojë mjetin transportues, një kamion me targa vendore, në pronësi të një kompanie nga Prizreni. Për këtë rast, drejtuesit të mjetit dhe personit juridik, përkatësisht kompanisë, u janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor 08/L-186.

Ndërkohë, kompania e autorizuar ka bërë menjëherë largimin e blloqeve të rëna në rrugë, duke mundësuar normalizimin e qarkullimit”, thotë policia.

Artikuj të tjerë

Back to top button