Qyteti i Vushtrrisë po përballet me zjarre masive: Nga Brigada e Zjarrfikësave, thuhet se keto zjarre janë shkaktuar qëllimisht

Është dita e disatë me radhë që Komuna e Vushtrrisë po ballafaqohet me zjarre

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Vushtrri, Fadil Hyseni, ka bërë me dije se aktualisht tri ekipe zjarrfikësish po përballen me një vatër masive të zjarrit.

“Vatra aktive ka të bëjë me pjesën e Gorolakut, që lidhet me fshatin Skoçan. Tri ekipe aktualisht po marrin pjesë në lokalizimin e këtij zjarri. Përndryshe, sot kemi ndërhy në mbi 16 raste gjatë ditës. Kryesisht janë stërnishte, barishte, shkurre dhe male” tha Hyseni.

Ai bëri me dije se rastet janë që të gjitha zjarrvënie e qëllimshme.

“Natyra e zjarrit është zjarrvënie e qëllimshme 100%. Nuk ka të bëjë me faktorë temperaturash, ose ndonjë gabimi teknik. Ndodhë me pasë edhe telashe a ndonjë incident. Por, këto raste nuk kanë të bëjnë me ato gjëra – kanë të bëjnë me zjarrvënie të qëllimshme” tha komandanti.

Hyseni tha se vatra aktuale e zjarrit është duke u menagjuar nga ekipet kompetente.

“Zjarrin e kemi nën kontroll. Diçka rrezik nuk ka. Fatmirësisht, nuk paraqet rrezik për objekte, as për shtëpia as për njerëz. Jemi duke bërë përpjekje që me e shti të tërin nën kontroll. Kjo është dita e dytë që po ballafaqohemi me këtë situatë” përfundoi Hyseni.

Artikuj të tjerë

Back to top button