Pas rënies së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ka filluar rënia e çmimeve dhe në Kosovë

Sipas çmimeve aktuale në tregun vendor, një litër naftë sot kushton rreth 1.71 euro, ndërsa benzina 1.39 euro.

Sipas raportimeve nafta në Kosovë në muajin gusht-shtator kapi vlerën për 1 euro e 95 cent për litër.

Eksperti i sektorit të naftës, Fadil Berjani, ka konfirmuar për se rënia e çmimeve po vërehet edhe në tregun kosovar.

“Po ka rënie të çmimit dhe kjo po reflektohet edhe tek ne në Kosovë. Sot çmimi i naftës është 1.71 euro, ndërkaq ai i benzinës 1.39 euro”, ka thënë Berjani 

Artikuj të tjerë

Back to top button