Neser kufizohet qarkullimi i automjeteve të mallrave mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër (22.08.2026) do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara, të cilat pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të tilla do të lejohet pa kufizime.

Nga ky kufizim do të përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.“Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar” njofton ministria.

Artikuj të tjerë

Back to top button