Kater shoferë u kapen në Vraniq të Gjakovës duke vozitur me shpejtësi mbi kufirin e lejuar, policia i ndëshkon duke i’u marrë patentë shoferin

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”, ndërsa vetëm gjatë një aksioni në fshatin Vraniq janë kapur katër shoferë duke vozitur me shpejtësi shumë mbi kufirin e lejuar.

Sipas Policisë, njëri nga shoferët është kapur duke vozitur me 188 km/h, ndërsa tjetri me 162 km/h

Kontrolli është realizuar më 30 gusht në segmentin rrugor Gjakovë–Klinë, ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h.

Sipas Policisë, njëri nga shoferët është kapur duke vozitur me 188 km/h, ndërsa tjetri me 162 km/h. Dy drejtues të tjerë janë regjistruar me 135 dhe 123 km/h.Dy shoferët që u kapën me 188 dhe 162 km/h janë gjobitur me nga 500 euro, u janë shqiptuar nga pesë pikë negative dhe u është ndaluar drejtimi i automjeteve për gjashtë muaj.

Ndërkaq, dy shoferët e kapur me 135 dhe 123 km/h janë gjobitur me nga 300 euro, kanë marrë nga tri pikë negative dhe u është ndaluar drejtimi për tre muaj.Policia e Gjakovës ka apeluar te drejtuesit e automjeteve që t’i respektojnë kufizimet e shpejtësisë, duke paralajmëruar se vozitja e shpejtë paraqet rrezik serioz për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Artikuj të tjerë

Back to top button