Shkuan për të ndërhyrë në një aheng familjar që po zhvillohej me muzikë të lartë, tre zyrtarë policorë në Prizren sulmohen dhe përfundojnë në Emergjencë

Në lagjen Lakuriq te Prizrenit Policia e Kosoves kishte informacion se në orët e vona të natës po u zhvillonte një aheng familjar me muzikë shumë të lartë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Prizrenit Shaqir Bytyci:

Gjatë orës 00:30 te datës 30 gusht policia kishte shkuar për të intervenuar në një aheng ku po zhvillohej me muzikë të lartë ku dhe qytetarët kishin shprehur shqetësim per prishjen e qetësisë publike

Në vendin e ngjarjes u kerkua nga policia që të pranishmit që ta ndërprisnin muzikën dhe t’i respektonin procedurat ligjore.
Mirëpo, gjatë ndërhyrjes, zyrtarët policorë hasën në rezistencë dhe u sulmuan nga disa persona.

Në vendin e ngjarjes u angazhuan edhe njësi të tjera policore, të cilat arrestuan tre persona dhe i shoqëruan në Stacionin Policor në Prizren.

Si pasojë e sulmit, dy zyrtarë policorë morën trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Sipas raportit mjekësor zyrtarët pësuan lëndime të lehta trupore, ndërkaq rasti ende mbetet nën hetim.

Artikuj të tjerë

Back to top button