
Një këmbësor është goditur nga një veturë në kryeqytet. Rasti ka ndodhur konkretisht në rrethin e Çagllavicës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit.
Në vendngjarje ka dalë ekipa e autoambulancës, të cilët i kanë ofruar ndihmën e parë këmbësorit.
Policia e Kosovës po merret me hetimin e rastit, nderkaq detajet tjera ende nuk dihen.



